VIDEO/ Pëllumb Pilinçi me “kabinetin” shkon në Korçë! Ilir Vrenozi ia bën “llogaritë”: 500 euro qiraja ditore e limuzinës...

Pëllumb Pilinçi së bashku me anëtarët e kabinetit të tij ka vizituar ditën e sotme qytetin e Korçës ku dhe është takuar me mbështetësit.
Ashtu sikurse dhe në vendet e tjera, edhe në qytetin juglindor, profesori i cili më herët ka shpallur “qeverinë teknike”, shkoi i blinduar deri në “dhëmb”, me bodygard dhe automjet luksoz.
Ka qenë demokrati besnik i Sali Berishës, Ilir Vrenozi ai i cili ia ka bërë “llogaritë” Pilinçit duke bërë me dije se vetëm automjeti i kushton mijëra euro.
Sipas tij limuzina me të cilët ai qarkullon nëpër qytetet e vendit ka qiranë ditore 500 euro.
“Kjo limuzina është 500 euro qiraja në ditë. 30 ditë nga 500 euro 15 mijë euro. Për Zotin e Madh, 500 euro është limuzina. Hajde, hajde. Po shikoje ore, vazhdon, veta janë aty, turp i Zotit”, dëgjohet të thotë Vrenozi në videon e postuar.
Përgjatë javëve të fundit profesori shqiptari-amerikan, së bashku me mbështetësit e tij, kanë qenë në qendër të mediave kjo për shkak të premtimeve dhe zotimeve që ai ka bërë.
Pas Thethit i cili muajin që lamë pas ishte nën “sulmet” e fadromave, ai u ndal në Kosovë ku dhe shpërndau mesazhet e tij të larta patriotike si dhe programin se çfarë pritet të ndodhë ky ai të vijë në pushtet.
Pas vizitës në Kosovë, ai u ndal në Vlorë ku dhe prezantoi 13 ministrat e tij dhe tre drejtorët. Përpos këtij prezantimi, Pilinçi i shpalli “luftë” kreut të qeverisë, Edi Ramës i dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë arrestime në radhët e socialistëve, por edhe të demokratëve.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128