VIDEO/ Publikohen pamjet nga shtëpia në Astir ku e reja ishte mbajtur ‘peng’
Policia ka publikuar një foto nga shtëpia në Astir ku një ditë më parë u gjetën dy pistoleta, ndërsa ngjarja u bë publike dhe mori bujë të madhe në momentin kur një vajzë e re telefonoi policinë për ndihmë.
Në foton e publikuar nga policia, në tavolinë shihen disa shishe birre, shishe ujë, por edhe një pistoletë.
Për ngjarjen e një dite më parë në Astir, ku pasi një vajzë alarmoi Policinë se ishte rrëmbyer dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA për ta nxjerrë nga banesa, policia ka shpallur në kërkim 5 djem, të cilët kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja në fjalë.
Mësohet se personat në fjalë janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal.
Bëhet me dije se Joni Sadikaj, është i dashuri i vajzës, dhe një nga djemtë e shpallur në kërkim.
Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e transportimit të 1.3 tonë kanabis drejt Italisë.
Në atë kohë, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë një vit më parë, ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128