Vizita e Ramës në Kosovë, Mehmeti: Maskim i realitetit! Fryma e re e Kurtit pengon 'piktorin'

20 Qershor 2022, 20:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Vizita e Ramës në Kosovë, Mehmeti: Maskim i realitetit! Fryma e

Analisti Kim Mehmeti komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv vizitën e Ramës në Kosovë. Mehmeti deklaroi se takimi i qeverive në përgjithësi është paradë, maskim i së vërtetës dhe realitetit.

"Mbulohet me këtë, mosbërja mbulohet me gjasme bërjen, disa marrëveshje që një zot e di se kush i zbaton.

Shqiptarëve nuk iu nevojiten mbledhje por një qeveri e përbashkët, qeveri që do ketë një ideal mbarëkombëtar, projekte mbarëshqiptare."-tha Mehmeti.

Sipas analistit Mehmeti shqiptarët nuk kanë qenë më të përçarë se sot. Për nismën ‘Ballkani i Hapur’, Mehmeti tha se do jetë i hapur vetëm për krimin e korrupsionin.

“S’janë plotësuar shumë kushte. Çfarë duhet, do hapet vetëm për krimin, kriminelët. Në këtë kontekst, mendoj se edhe këtu u pengon shumë kryeministri i Kosovës.

Ai sjell një frymë të re, që t’i shërbesh shtetit dhe jo shteti të të shërbejë ty. Kjo s’ka të bëjë fare me piktorin, piktori është e kundërta që unë jam shteti, unë jam ‘Ballkani i Hapur’.”-tha Mehmeti.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128