Vota e diasporës/ Berisha vijon akuzat ndaj kompanisë ndërkombëtare DHL: Edhe Celibashi po bëhet bashkëfajtor!
Kreu i PD, Sali Berisha, vijon të denoncojë manipulimin e votës së diasporës, duke ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe kompanisë ndërkombëtare postare DHL.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se votat e emigrantëve nuk janë dorëzuar nga qytetarët, por janë “mbushur në zyrat e Partisë Socialiste”.
Sipas tij, Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në, duke refuzuar të dorëzojë dokumentet zyrtare që vërtetojnë dorëzimin e zarfeve me firmë nga qytetarët.
Berisha theksoi se fakti që mungojnë firmat provon që procesi është manipuluar dhe votat janë fabrikuar. Ai akuzoi edhe kryeministrin Rama për dhënie urdhrash në kundërshtim me kontratën zyrtare dhe kërkoi që Komisioneri të zbardhë menjëherë dokumentacionin.
“Ne kemi përsëritur kërkesën për transparencë dhe do të përcaktojmë rrugën ligjore që do ndjekim,” tha Berisha, duke paralajmëruar se opozita nuk do të heshtë përballë këtij skandali që, sipas tij, cenon integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e votuesve jashtë vendit.
Janë në Itali dhe vende të tjera, në Gjermani.
Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë.
Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo.
Gjersa ata e fshehin, nuk kanë firmat e qytetarëve.
Rruga që ndjekim është, ne përsëritëm kërkesën dhe tani do përcaktojmë rrugën që do ndjekim.
Por çfarë gjejmë ne?
Ne gjejmë në bashkëautorësi Edi Ramën me udhëzimet që ka dhënë në kundërshtim me kontratën, dhe Ilirjan Celibashin, i cili duhet me çdo kusht të dorëzojë dokumentet.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
