“Vrasës!”/ Gjyqi për “Gërdecin”, përplasje mes familjarëve të viktimave dhe Mediut: Ka faj prokuroria që…

15 Maj 2024, 11:52 / POLITIKË ALFA PRESS

“Vrasës!”/ Gjyqi për “Gërdecin”,

Tensione dhe përplasje ka patur në seancën e sotme për Gërdecin, ku të pranishëm janë familjarë të viktimave dhe ish-ministrit Famtir Mediu. Në momentin që Mediu po lexonte deklaratën familjarët e familjes Durda e kanë cilësuar Mediun si vrasës.

E kanë fajin prokurorët që nuk të arrestojnë e nuk ngrenë akuzë për vrasje”– është dëgjuar të thotë Zamira Durda, e cila si pasojë e shpërthimit të 15 marsit 2008 humbi djali ne saj 7-vjeçar.

Ja ku i ke prokurorët, kërkoua ta bëjnë, mos ma kërko mua”, u përgjigj Mediu, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Nga ana tjetër në sallën e gjyqit, pala mbrojtëse e ish-ministrit ka kërkuar që të ketë një akt të ri ekspertimi, pasi i mëparshmi sipas tyre ka qenë i njëanshëm. Po ashtu, nga Mediu pati pretendime se gjyqi që po zhvillohet ndaj tij është politik dhe se ai është i pafajshëm.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128