Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Bardhi akuza të forta ndaj Berishës: E vërteta do të të turpërojë

30 Qershor 2022, 22:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Bardhi akuza të forta ndaj Berishës: E

 Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nuk ka kursyer replikat me kreun e PD, Sali Berisha, pasi ky i fundit komentoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan duke bërë përgjegjës Bardhin.

Në postime në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se e vërteta e ngjarjes së 21 prillit, vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit do turpërojë vetë Berishën. Bardhi shton se Berisha flet me gjuhën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. 

"Pasi doli zbuluar në gënjeshtër, nuk pres të kërkojë ndjesë, por të paktën të heshtë. E vërteta do dal, dhe ajo do turpërojë Sali Berishën njëlloj si Edi Ramën e Tualant Ballën. Pasi prokuroria po zbardhë të vërtetën për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit, duhet të ulë kokën dhe të heshtë. Sali Berisha për interesa politike të ditës foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për atë ngjarje,"- shkruan Bardhi.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128