Xhelal Mziu akuza ministres Kushi: I ka vendosur shkollës fshehurazi emrin e gjyshit të ministres Balluku

30 Shtator 2022, 13:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Xhelal Mziu akuza ministres Kushi: I ka vendosur shkollës fshehurazi emrin

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu përmes një postimi në “Facebook” shprehet se ministrja Kushi ka vendosur fshehurazi emrin e e gjyshit të ministres Balluku si emër të shkollës në Maqellarë.

Mziu ka nxjerrë edhe disa dokumenta shoqëruese që tregojnë se kjo shkollë është e ndërtuar nga Ali Maliqi Agolli që në kohën e Zogut, një personalitet i zonës, madje i dënuar me 25 vite burg politik dhe se duhet të mbaj emrin e tij.

Çudirat e Rilindjes nuk kanë të sosur:

Ministrja e Arsimit, Kushi, "urdhërohet" nga Zv/Kryeministrja, Balluku, që të vendosë fshehurazi si "Kaçak" emrin e gjyshit të Ballukut, me "meritën" se ka qenë mësues në shkollën "Kërçisht"! Do të ishte e pranueshme, po të ndërtohej një shkollë e re, por jo një shkolle mbi shekullore e lyer vetëm me ngjyrën mavi ...!

Qytetarët e Maqellarës nuk e pranojnë, është fyese, është një shkollë e ndërtuar nga Ali Maliqi Agolli që në kohën e Zogut, një personalitet i zonës, madje i dënuar me 25 vite burg politik në Burrel nga diktatura komuniste. (shiko dokumentet e mëposhtëm)!

Banorët e zonës theksojnë se shkolla 110 vjeçare duhet të mbajë emrin e Ali Maliq Agollit ose emrin e mësuesit të parë që shërbeu për 18 vite Isak Shehu dhe pastaj është pasuar nga mësuesit, si Jonus Shehu, Adem Sharofi, Hasan Rapi, Haki Sharofi etj.

Balluku, si drejtuese politike e PS në qarkun Dibër, duhet:

- Të mbarojë rrugën e Arbërit, ose rrugën e lënë rrugëve, ose rrugën e dhive, ose rrugën e vdekjeve dhe të shkatërrimit të makinave!

- Të fillojë punimet e aksit të rrugës Bllatë - Peshkopi, e premtuar në fushatë dhe në parlament që në qershor 2022.

- Të asfaltojë rrugët e qendrave të ish komunave në qarkun Dibër, siç premtoi në fushatë!

- Të investojë në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në qarkun Dibër që është në gjëndje skandaloze!

- Të asfaltojë rrugën Ura Çerenecit - Librazhd!

- Të ndërtojë shkolla të reja ose të rikonstruktojë ekzistueset,  jo t'i riemërtojë nepotikisht!

Ministrja e Arsimit, Kushi, iku fshehurazi në Dibër!

- Nuk ka ndërtuar apo rikontruktuar asnjë shkollë në këtë qark, janë totalisht të rrënuara!

- Në 10 vitet e fundit janë mbyllur mbi 50% të shkollave në këtë qark!

- Akoma nuk ka lidhur kontratë me mësuesit dhe pse ka filluar shkolla ka thuajse një muaj... (?!)

- Kemi mësues pa arsim përkatës (patronazhistë) dhe me shkolla pa dyer, pa dritare, pa ngrohje apo ndriçim!!!

Xhelal Mziu akuza ministres Kushi: I ka vendosur shkollës fshehurazi emrin Xhelal Mziu akuza ministres Kushi: I ka vendosur shkollës fshehurazi emrin Xhelal Mziu akuza ministres Kushi: I ka vendosur shkollës fshehurazi emrin

 

Po ndodh...