
Ylli Manjani vendos të “tradhtojë” Berishën: Nuk do votoj në 11 maj, këta janë njësoj...

Ylli Manjani, mbështetës i hapur i Sali Berishës vitet e fundit, thotë se në këto zgjedhje ka vendosur të mos votojë.
Ai shprehet se nuk ka kujt t’ja japë votën, pasi të gjitha palët janë njësoj.
“Kam votuar në çdo palë zgjedhje. Kam menduar se kam bërë detyrën ndaj demokracisë. Hajt më, mirë kam bërë!
Këtë radhë kam vendosur të mos votoj.
Nuk kam se kë të votoj. Refuzoj të votoj të keqen më të vogël, qoftë edhe në emër të rotacionit. Në fakt nuk besoj më se ka rotacion edhe sikur PS dhe Rama të mos jenë më në qeveri.
Asgjë nuk ndryshon. Të njëjtat gjëra. I njëjti mllef. Biles të njëjtat fytyra.
Nuk ekziston asnjë grupim politik që të më motivojë të dal nga shtëpia ditën e votimeve. E majta dhe e djathta janë gazra me rigon.
Të gjithë partitë nxitojnë të na tregojnë se sa mirë e kanë me Amerikën. Harxhojnë edhe pare madje për të siguruar pakëz Amerikë në jetën e tyre të varfër dhe shumë të varfër politike.
Asnjë parti nuk prodhon kryesoren: politikën.
As ndonjë deputet i hajrit me personalitet e mendim nuk del gjëkundi. Të gjithë listaxhinj pa sy, pa veshë, pa gojë.
Pse duhet të votoj?!
Muhabet kot. Krejt kot.
Jo, jo. Vota ime vlen më shumë sesa kaq. Ndaj s’kam ndërmend ta jap.
Dua ti shoh këto zgjedhje sa më ftohtë dhe krejt pa emocion.
E kam nda mendjen.
Nuk votoj”, shkruan Manjani.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128