Bardhi mbledh grupin e deputetëve të Rithemelimit dhe vendosin: Vijojmë me zhurmë në Kuvend se Rama nuk po reflekton!

Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Rithemelimit, që vjen një ditë pas ndryshimeve statutore të Bardhit dhe Gjekmarkaj, ku u bënë nënkryetarë të rinj.
Në një lidhje live për News24, gazetari Osman Stafa deklaroi se në mbledhjen e grupit u fol rreth skenarit që do të ndiqet për nesër nga Rithemelimi në seancën e radhës plenare.
Në mbledhje u vu re mungesa e deputetit Dashnor Sula, i cili tha dje në News24 se nuk ishte pro këtij bashkimi, ndërsa theksoi e bashkimi duhej të arrihej përmes votës.
Gjatë diskutimeve në grupin parlamentar u vendos që të vijohej me të njëjtin skenar në Kuvend, për të bllokuar punimet.
Kjo pasi sipas tyre maxhoranca nuk ka asnjë reflektim për ngritjen e komisioneve hetimore apo dhe për bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

