''Zëdhënës i Iranit''/ Rama i ngazëllyer që kërkesat e Protestës i lexoi Dritan Goxhaj: A ju thashë...

22 Qershor 2026, 22:35 / POLITIKË ALFA PRESS

''Zëdhënës i Iranit''/ Rama i ngazëllyer

Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur ngazëllimin për faktin që kërkesat e Protestës i lexoj Dritan Goxhaj.

Rama ka shpërndarë një video nga protesta e sotme, gjatë fjalës së Dritan Goxhaj ku shfaqen qëndrime publike të tij pro Iranit në luftën me SHBA. 

Sakaq, Rama në mënyrë indirekte me mbishkrimin e videos ku flet Goxhaj, e akuzon këtë të fundit për lidhje me Iranin dhe pa fshehur gëzimin për këtë "gur" që i erdhi "papritur" në dorë, ai shkruan: A ju thashë për Iranin?. Kryeministri shton gjithashtu me ironi se nga kjo protestë PS do dalë më e fortë, kur t’u bien të gjitha puplat fallco flamigove.


Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm

DEKLRATA E GOXHAJT NË PROTESTË:

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, shpalosI kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë më shumë se tri javëve të qëndresës.

Në fjalën e tij, Goxhaj deklaroi se kërkesa kryesore dhe e panegociueshme e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë.

Dritan Goxhaj: Përshëndetje të gjithëve ju që jeni në shesh dhe të gjithë atyre që nuk kanë mundur të vijnë këtu, por që janë me zemër, shpirt dhe mendje në shesh.

Sot jam autorizuar nga grupi koordinues i protestës t’ju lexoj një deklaratë në emër të tyre. Në emër të grupit koordinues të protestës, duke dëgjuar protestimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë për të sqaruar protestuesit dhe të gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata të pranishëm fizikisht këtu dhe ata që na mbështesin, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe nga vullneti i sovranit.

Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare, deri në realizimin e tyre./Alfapress.al

Po ndodh...