
Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës! Planifikoi aksident për mua, donte të më zhdukte në 1995! Falë SHBA-së sot jam gjallë

“Sali Berisha donte të më vriste dhe falë ndërhyrjes së Shteteve të Amerikës jamë sot këtu”. Kjo është deklarata e fortë e Zef Brozit, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në fillimvitet ’90 në një intervistë ekskluzive për Report Tv.
Në intervistën për gazetarin Denis Minga, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi zbulon detaje të 'planeve ogurzeza' të Berishës, të SHIK (sot Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe të ministrisë së Brendshme të asaj kohe për ta eliminuar fizikisht.
Në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vitet Berisha ishte në pushtet 92-97, Zef Brozi ka qenë protagonist i përplasjeve me presidentin e asaj kohe, madje në intervistën për Report Tv kujton se si Berisha e donte të vdekur. Thotë se jetën e ka falë qeverisë amerikane e cila e porositi të bëjë kujdes por dhe mori masa për t’ia shpëtuar jetën.
E ndërsa janë bërë 14 vite nga masakra e 21 janarit 2011, kur shteti vrau qytetarët e tij, për Zef Brozin, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në fillimvitet ’90, është zhgënjyese që ende flitet për vendosjen e drejtësisë.
Brozi vlerësoi Dumanin dhe SPAK, por nuk e fsheh zhgënjimin që ende për 21 janarin nuk ka vendimmarrje. Lidhur me rolin e Berishës dhe fatin e Shqipërisë, në fund Brozi ka një apel për të gjithë shqiptarët.
Pjesë nga Intervista
Report Tv: Ditët e fundit emri juaj është përmendur edhe si një nga personazhet të librit ‘Live to make men free’, të autorit Roger Sherrard, ku flitet për një episod tronditës në vitet e regjimit të presidentit Berisha ku ju keni qenë zyrtar i lartë, ish-drejtuesi më i lartë i Gjykatës së Kasacionit, ku thuhet nga burimet e shërbimeve të huaja flitej se ju do rrezikonit jetën në një aksident automobilistik dhe është bërë kërkesa nga autoritetet partnere të largoheshit menjëherë nga vendi se ju rrezikonit jetën dhe ishte përcaktuar mënyra si do humbnit jetën. Mund të na zbardhnit diçka nga ky episod tronditës, është e vërtetë apo jo?
Zef Brozi: Kjo është e vërtetë dhe ka edhe shumë të vërteta të tjera të tmerrshme që lidhen me atë periudhë dhe planet ogurzeza të Berishës, të SHIK dhe të ministrisë së brendshme. Që në 1994, po të dëshironi, shikon intervistat e mia, përplasje mes Gjykatës së Kasacionit dh pushtetit ekzekutiv dh Berishës në veçanti, filloi të bëjë publike, sepse në atë periudhë shumë gjëra pavarësisht debateve nuk ishin bërë publike.
Pavarësisht ng disa ndërhyrje skandaloze, ishim munduar ti zgjidhnim me mirëkuptim në zbatim të ligjit. Kam bërë një intervistë në 1994, kam thënë se nëse diçka më ndodh, unë skam asnjë konflikt personal, por keqja dhe autori do jenë Sali Berisha, SHIK dhe ministria e Rendit. Kam kaluar shumë provokime edhe në rrugë, më ndalnin makinën, më provokimin që të nxehesha, por unë s’mund të bija në kurthin e tyre. Kanë bërë skandal edhe kur unë isha në takim me prokurorin e përgjithshëm Alush Dragoshin, me shoqëruesin dhe shoferin tim, ishte një kërcënim indirekt për mua. Unë jam i vetmi kryetar i Gjykatës së Lartë që 3 herë më kanë paraqitur në parlament, dy herë falë integritetit të deputetëve të ‘92 e mbrojtën të vërtetën dhe nuk hoqën im për akuza të falsifikuara nga Berisha dhe prokuroria e asaj kohe.
Që në fakt nuk ishin akuza. Pastaj siç dihet edhe sa herë u rrethua Gjykata e Kasascionit me policë kur kishim gjykime të rëndësishme dhe dilnin krerët e shtetit dhe thonin Zefi gënjen, gjykata nuk është rrethuar. Kjo ka ndodh në shtator të 1995, po edhe herë të tjera.
Ka ndodhur edhe pasi jam hequr kur shtëpia ime në nëntor të 1995 u rrethua me policë, me SHIK-as dhe me bandidët civilë të Sali Berishës, që synonin të më rrëmbenin atë mëngjes të shtune dhe të më zhduknin në drejtim të paditur.
Pra ajo që i nderuari Roger Sherrard ka shkruar në librin e tij është e vërtetë, por për fat të mirë i jam mirënjohës qeverisë amerikane, por dhe disa institucioneve të tjera të specializuara europiane që më kishin porositur të bëja kujdes në lëvizjet që mund të bëja. Pa dyshim qeveria amerikane kish marrë masat edhe për të më shpëtuar jetën.
Report Tv: Ju jeni i bindur sot zoti Brozi se nëse s’do ishte ndërhyrja e qeverisë amerikane, fati juaj do ishte ndryshe apo jo? Dhe për këtë bëni përgjegjës kryesor Sali Berishën?
Zef Brozi: Ai është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e Shqipërisë, zjarrvënien e Shqipërisë. Ka mbuluar me të zeza mijëra nëna, ka vrarë. Falë Zotit dhe Amerikës sot kam mundësi të bisedojmë bashkë. Prandaj them se Sali Berisha është rrezik për Shqipërinë. Trushplarët që i shkojnë pas Sali Berishës, le ti thërrasin mendjes. Nëse duan veten e tyre, nëse duan të ardhmen e tyre, nëse duan familjen e tyre të mos manipulohen, të mos gënjehen me paratë miliona që ka Sali Berisha. Për fat të keq, detyrohem të flas me gjuhën e së vërtetës për këtë që po i zvarritet politikës shqiptare për ta zhvat Shqipërinë dhe për ta dërguar Shqipërinë përsëri në humnerë, siç e ka dërguar sa herë që ka pasur pushtet. Larg qoftë edhe në opozitë duket se ka forca për të bërë keq Shqipërinë. Siç ndodhi në shtëpinë e PD-së, e shkatërroi, e dogji, e theu xhamat. Ku ka bërë vaki në botë një gjë e tillë me një parti politike. Prandaj shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori Sali Berisha./ReportTV

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128