Zekthi: Foltorja, lëvizje e kotë dhe e izoluar ndërkombëtarisht

2 Prill 2024, 19:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Zekthi: Foltorja, lëvizje e kotë dhe e izoluar
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi tha se është kundër bashkimit të Foltores me PD-në zyrtare. Ai thotë se Foltorja është një lëvizje e kotë, e izoluar ndërkombëtarit dhe që nuk e mund dot Ramën.

“Obama përdori një shprehje madhështore në një fjalim në Kajro. Ne e shtrimë dorën por duhet të hapni grushtin. Bashkim është hapja e grushtit. Foltorja ka një gjuhë lincuese dhe bolshevike dhe kush mendon ndryshe është armik i tyre. Unë nuk besoj fare te bashkimi. Demokratët janë njerëz të thjeshtë, kanë vetëm një shqetësim si e si të krijohet mundësia që një opozitë e drejtë të rrëzojë qeverinë. Nëse demokratët kanë shkuar në një masë të madhe te Berisha, nuk kanë shkuar se bien dakord por sepse mendojnë se është forca më kryesore për të mundur Ramën.

Gjë që është e pavërtetë sepse ajo forcë nuk e mund dot Ramën. Një forcë e izoluar ndërkombëtarisht, në atë masë shkatërrimtare sot Berisha dhe partia e tij, nuk mund të fitojë dot në Shqipëri dhe në asnjë vend. Është lëvizje politike e kotë. Ajo bën zhurmë, ka njerëz, trazon politikën, bën marrëveshje me Ramën por nuk është alternativë politike sepse është izoluar ndërkombëtarisht dhe nuk ka zgjidhur dhe nocionin më themelor, është në përplasje të qartë me tezat kryesore të perëndimit dhe SHBA-së. Pra për demokratët nëse do të binden se Basha dhe PD e kanë seriozisht, kanë disa ide të mira, ata do të vijnë këtej.”, tha Zekthi.

 

Po ndodh...