Zgjat vetëm 5 minuta/ Mbyllet seanca e pasdites, Kuvendi miraton Komisionet parlamentare

Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme, përbërjen e Komisioneve parlamentare te Legjislaturës së XI.
Në votimin e orës 17:00, opozita nuk ishte e pranishme dhe komisionet kaluan për miratim vetëm me praninë e mazhorancës.
Sakaq, mbetet për tu konfirmuar emrat e kryetarëve të 4 komisioneve, të cila i janë lënë opozitës.
Më herët, u zbardhën emrat që PD ka caktuar për të drejtuar komisionet që i janë lënë në ngarkim, megjithatë këto emra nuk janë dorëzuar në Kuvend për miratim.
Kryetari Peleshi lexoi në seancë emrat e nënkryetarëve dhe sekretarëve të 4 komisioneve që do drejtohen nga opozita:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – (Luciano Boçi); Nënrkryetare – Evis Kushi; Sekretare – Hatixhe Ekonomi
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – (Ina Zhupa); Nënkryetar – Erion Malaj; Sekretar – Arkend Balla
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – (Jorida Tabaku); Nënkryetare – Iris Luarasi; Sekretar – Ardit Bido
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – (Bardh Spahia); Nënrkryetar – Eduard Shalsi; Sekretare – Enriketa Jaho
Ndërsa emrat për kryetarët, nënkryetarës dhe sekretarët e 7 komisioneve të tjera në drejtimin e mazhorancës, u miratuan me votë në seancë.
Përbërja e komisioneve që do drejtohen nga mazhoranca është si më poshtë:
Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut -Ulsi Manja; Nënkryetar – Damina Gjiknuri; Sekretare – Aurora Mara
Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme – Igli Hasani; Nënkryetare – Bora Muzhaqi; Sekretare – Mariana Koçeku
Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia) – Blendi Klosi; Nënkryetar – Fadil Nasufi; Sekretar – Saimir Hasalla
Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat – Milva Ekonomi; Nënkryetar – Erion Braçe; Sekretare – Zamira Sinaj
Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare – Bledi Çuçi; Nënkryetare – Olta Xhaçka; Sekretar – Ilirjan Pendavinji
Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore – Anila Denaj; Nënkryetar – Ceno Klosi; Sekretare – Ilva Gjuzi
Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri;
Kryetar i komisioni Nisma Qytetare – Fatmir Xhafaj; Nëkryetar – Ermal Elezi; Sekretare – Aurora Bylykbashi
Tashmë pritet që seancën e radhës të miratohen në parlament dekretet e presidentit Bajram Begaj për emrat e kabinetit të qeverisë Rama 4.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


