
“Zgjedhja në 11 maj është mes BE dhe kënetës”, Rama: Anëtarësimi, pavarësia e dytë e Shqipërisë! Ja përfitimet që do të kemi

Edi Rama: Zgjedhja në 11 maj është mes BE dhe kënetës, është ose me ne në BE ose me bufin në kënetë me kënetën do hysh në borxh me prindërit dhe fëmijët, nipërit dhe mbesat që duhet të hyjnë në BE.
Ata që mendojnë se BE ka “vdekur”, me Shqipërinë në BE garantojmë tre gjëra që nuk garantohen askund, të mos ketë mungesë të lirisë individuale, sundimi i ligjit të mos jetë më në diskutim dhe të standardet demokratike të jetesës dhe bashkëjetesës të mos i prekë më askush. Në BE janë 2 kategori shtetesh, kontribuuesit dhe përfituesit, ata që hyjnë më të rinj. Në momentin që një shtet i ri bëhet anëtar hyn tek përfituesit, pra kontribuuesit japin, përfituesit marrin. Është si një familje që për shtet përfituese kanë mbështetje financiare ekstra që ne nuk e marrim dot jashtë BE. Shumë më tepër mbështetje për kërkimin shkencor, arsimi, infrastrukturën, inovacionin, të gjitha këto janë BE-ja. Fokusohuni sepse dritaren me zor e hapëm.
Është ngritja e dytë e flamurit kjo e hyrjes në BE, është pavarësia e dytë e Shqipërisë.

ide

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128