Zgjedhjet e 11 majit/ PS fokus tek diaspora, rinis turi i takimeve me emigrantët në Greqi dhe Itali

9 Janar 2025, 18:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 11 majit/ PS fokus tek diaspora, rinis turi i takimeve me

Për Partinë Socialiste diaspora do të ketë një fokus të veçantë në zgjedhjet e 11 majit.

Mësohet se këtë fundjavë një pjesë e drejtuesve politikë të PS do të udhëtojnë jashtë vendit, në ato shtete ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh, si në Greqi dhe Itali.

Për të analizuar punën që po bëhet me diasporën, kryetari i PS, Edi Rama mblodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në selinë e PS-së drejtuesit politik të qarqeve, ku secili ka raportuar për punën që po kryhet në terren.

Në mbledhje është diskutuar edhe mbi përgatitjet për fushatën zgjedhore, ku rëndësi të veçantë ka lista e kandidatëve për deputetë me të cilën PS do garojë.

Gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë, mësohet se është diskutuar vetëm në parim mbi hartimin e listës. Diskutim vetëm mbi kriteret për pjesën e mbyllur dhe atë të hapur të listës së kandidatëve, pa përmendur emra konkrete.

Nisur nga çfarë ka deklaruar Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të shtatorit të kaluar, në listën e kandidatëve pritet të ketë shumë figura të reja. Madje në PS është çelur edhe platforma “Deputeti që Duam”, ku mund aplikojnë qytetarë të ndryshëm, të cilët pas një procesi përzgjedhjeje mund të jenë në listën socialiste të kandidatëve për deputetë.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128