
Pakti Rama-Berisha për zgjedhjet e 11 majit/ Shanset për tu bërë deputet, ja sa vende të sigurta ndajnë PS dhe PD

2046 kandidatë do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament. Sistemi zgjedhor garanton 92 vende të sigurta nga listat e mbyllura për partitë e mëdha, ndërsa gara do të mbetet e hapur për të gjithë partitë dhe koalicionet për pjesën tjetër të mandateve.
Zgjedhjet e 11 majit mund të sjellin ndryshime në parlament, nga vota e diasporës dhe futja në garë e disa partive të reja, për të cilat sondazhet diktojnë mbështetje të konsiderueshme.
Në vitin 2021, ishin vetëm 4 parti të cilat prodhuan rezultat, me Partinë Socialiste që mori 74 deputetë, Partinë Demokratike 59, Partinë e Lirisë 4 dhe Partinë Social Demokrate, 3 deputetë.
Në këto zgjedhje PS është e vetme në garë dhe ashtu si Partia Demokratike, me votat që kanë dhe sistemin aktual elektoral, që tani i kanë të sigurt 92 mandate, ose 46 në secilin krah.
Por, me votat e bashkuara të PL-së, të cilën këtë herë e ka në koalicion, PD-së i llogariten edhe 4 mandate të tjerë. Po ashtu edhe PSD, do të përpiqet të ruajë 3 mandatet që ka, edhe pse elektorati mund t’i sigurojë më shumë ose t’ia heqë.
Në 11 maj, vota në qarqe do të bëjë diferencën, sepse kodi zgjedhor përcakton prag votash, cka do të thotë se gara praktikisht do të jetë e hapur për të paktën 41 mandate, e për të cilat do të garojnë 2046 kandidatë në 11 parti dhe koalicione./Euronews

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128