Zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë, Rama mbledh nesër Kryesinë për caktimin e kandidatit

7 Korrik 2024, 22:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë, Rama mbledh nesër Kryesinë
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Kryesinë e Partisë Socialiste, teksa takimi pritet të fillojë në orën 08:30 në selinë rozë.

Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Himarës, ku duket se kreu i qeverisë do t’u prezantojë të tijëve emrin që do të kandidojo. Gjitjashtu, mësohet se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe përgatitjet për Kongresi e PS-së më 20 korrik.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi ditën e premte për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila e dënoi me 2 vite burg për krim zgjedhor.