Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, dekreti i Presidentit Begaj botohet në Fletoren Zyrtare
2 Tetor 2025, 15:27 / POLITIKË

Dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.
Në dekretin e firmosur dje, më 1 tetor, Presidenti Begaj ka caktuar datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkitë: Tiranë, Berat, Tepelenë, Vlorë, Cërrik dhe Mat.
Publikimi në Fletoren Zyrtare e bën dekretin zyrtarisht të detyrueshëm për institucionet përkatëse, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të filluar përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
