Zgjedhjet lokale/ Rama: S’kemi kandidaturë më të mirë se Veliaj

3 Tetor 2022, 22:42 / POLITIKË ALFA PRESS
Zgjedhjet lokale/ Rama: S’kemi kandidaturë më të mirë

Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, Partia Socialiste nuk ka kandidaturë më të mirë se kryebashkiaku Erion Veliaj, për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Now”, në Euronews Albania, Rama u shpreh se për kandidatët vendos Kryesia e PS-së.

“Nuk shoh që ne kemi një kandidaturë tjetër në Tiranë, unë personalisht nuk shoh. E mira për Tiranën nuk ka fund, por unë nuk shoh që kemi kandidaturë tjetër, në sensin që, më duket që është kandidatura jonë. Por do e shohim rrugës.

Fjalët për kandidatët e ka Kryesia e Partisë Socialiste. Kryesia e Partisë Socialist e ka fjalën në bazë të të gjithavre të dhënave që marrim nga territori. Ne kemi metodën tonë shkencore të anketimeve të brendshme që bëjmë”, theksoi kreu i qeverisë.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128