Zgjedhjet, regjistrimi i emigrantëve/ Meçe: Propozimi i PD për votim me ID të huaj, absurd. Kërkon të prishë sistemin e sigurisë

7 Shkurt 2025, 16:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet, regjistrimi i emigrantëve/ Meçe: Propozimi i PD për

Analisti Arben Meçe thotë se propozimi i Partisë Demokratike, për votim me dokumente të huaja nga emigrantët, është absurde.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se opozita po kërkon të prishë sistemin e sigurisë.

“Lëvizja e opozitës është normale që të ndodhë, është e drejta e saj, për favor të vetes. Këto lëvizje priten tani. Çështja që është në debat lidhet kryesisht me kartat e identiteti që janë jashtë afatit dhe së dyti me votimin e personave në diasporë që disponojnë pashaporta të huaja.

E para, është e lidhur me kartat e identitetit që iu ka mbaruar afati. Jemi ballafaquar me një fakt që një mazhorancë e madhe qytetarësh nuk kanë rinovuar kartat e identitetit. Deri tani, shifra nuk është e vogël, e atyre që pretendojnë të votojnë. Opozita gjithmonë është institucioni më i interesuar që të ketë aksesorët për elementët e sigurisë.

Nëse karta e identitetit i ka kaluar afati, janë të kontrollueshme në sistemin tonë, ta identifikon personin, opozita me idenë më absurde, propozon të fusnin në votim njerëz që janë jashtë kontrollit. Çfarë po kërkon kjo, përse e ka me instistim?”, theksoi ai.