
‘Zgjedhorja’ u ngrit me kërkesë të Bashës, Rithemelimi ishte kundër! SPAK po ndëshkon efektivisht qeverinë

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, thotë se komisioni për Reformën Zgjedhore u kërkuar nga kryetari i PD-së dhe se Rithemelimi ishte kundër.
Në cilësinë e bashkëkryetarit të komisionit për Reformën Zgjedhore, Alibeaj tha se jemi ende në kohë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
‘Si përfaqësues si PD-së ne i kemi draftuar janë më së paku në tavolinë e komisionit për Reformën Zgjedhore dhe presim të shohim nëse kanë ide apo qëndrime mbi atë që është e nevojshme. Nuk ka dashur mazhoranca të ngrejë komisionin për Reformën Zgjedhore, ishte PD. Duke qenë së ishte një kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë u kërkuar nga PD të ngrihen dy komisionet. Ai për reformën territoriale administrative dhe komisioni për Reformën Zgjedhore. Këta përfaqësues të Rithemelimit ishin kundër ngritjes së komisionit për Reformën Zgjedhore. Janë zhvilluar disa mbledhje që të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR të rekomandoheshin. Ne paraqitëm një paketë të plotë. Asnjë përfaqësues i Rithemelimit apo opozitave nuk morën pjesë. Por gjithsesi unë mendoj se jemi ende në kohë.’- tha Alibeaj.
Partia Demokratike thotë se do të ketë mbështetje pas asnjë kusht për SPAK. Alibeaj tha se do të ishim të verbër nëse do të mohonin përpjekjet serioze të SPAK për drejtësi. Alibeaj shtoi se s’ka më mirë sesa të kesh një organ të drejtësisë penale që ndëshkon efektivisht qeverinë.
Duke u ndalur tek vota e emigrantëve, Alibeaj tha për gazetarin Arbër Hitaj se kryeministri Rama shko shkel vendimin e GJK-së e se kjo rrezikon që zgjedhjet parlamentare të shpallen antikueshtueuse.
"Nuk është e vërtetë që nuk ka regjistër elektronik, të dhënat mund të merren nga sistemi TIMS. Kemi parashikuar që të paktën 6 muaj më parë në ditës së zgjedhjeve. Çdo shqiptar që ndodhet jashtë Shqipërisë ka të drejtë të shprehë vullnetin pranë KQZ-së dhe aty krijohet regjistri i votuesve të shqiptarëve jashtë territorit. Është një kohë e mjaftueshme. Të votohet me metodë elektronike. Kuptojmë se ku janë shqiptarët. Rama ka dhënë qëndrimin e tij për të mos votuar emigrantët duke shkelur edhe vendimin e GJK-së. Kjo rrezikon edhe që zgjedhjet të shpallen anti-kushtetuese.’- tha Alibeaj.
-
-
-
Vizita në Tiranë, Blinken nxjerr “bllof” Foltoren e Berishës
9 Shkurt, 17:22 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128