Zogaj: Gjykata Kushtetuese dëshmoi sovranitet, aventurier ai që e sfidon duke bërë zgjedhje në Tiranë

9 Tetor 2025, 21:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Zogaj: Gjykata Kushtetuese dëshmoi sovranitet, aventurier ai që e

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zgjedhjet vendore në Tiranë, u shpreh se ajo dëshmoi sovranitet dhe nëse bëhen zgjedhje në kryeqytet, ai që i bën është aventurier.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë disa herë vendime që kanë sfiduar presidentin, qeverisë, sidomos para vitit 2013 që ka patur një gjykatë autoritare dhe kjo mund të quhet e vogël nga ato që janë prezantuar nga qeveria e asaj kohe.

Unë mendoj se Gjykata ka marrë një vendim me peshë, shumë të rëndësishëm, ka dëshmuar sovranitet. Në analizë të fundit, me debate, me interpretime, se nuk është çështje 1 e 1 bëjnë 2. Duhet ta marrim si meritë.

Nuk mund të sfidohet gjykata duke shkuar në zgjedhje.

Është shumë e vështirë dhe ai që e bën atë është aventurier sepse duhet të ndjekim rrugën e ligjit. Pas pak ditësh mund të kuptojmë se çfarë do të ndodhë. Nuk do të bëhen zgjedhjet në Tiranë dhe GJK mund ta quajë të padrejtë shkarkimin”- tha Zogaj.

 

Po ndodh...