“Baba ganoush” ose haviari i patëllxhanit, pjata që të gjithë i duan autorësinë

21 Qershor 2022, 07:04 / RECETA ALFA ALFA PRESS

“Baba ganoush” ose haviari i patëllxhanit, pjata që

Baba ganoush është një pjatë orientale që gjendet në kuzhinën e shumë vendeve të Lindjes së Mesme. Në fakt që prej Iranit, Jemenit, Armenisë apo Jordanit e madje deri në Egjipt, Palestinë kjo pjatë listohet si pjatë kombëtare. Një përdorim të gjerë ka kjo pjatë edhe në Mesdhe, në Greqi apo Turqi. Nëse i pyet shefat e kuzhinës së këtyre vendeve se cilët janë përbërësit e recetës ata njëzëri do të listojnë “patëllxhanë, hudhra, tahin…”. Rrëfimet gojore njohin si krijues të kësaj pjate kuzhinierët e Egjiptit gati 1000 vjetë më parë e më pas ajo migroi drejt veriut në Persi. Po kështu ka legjenda se pjata origjinale i takon arabëve ose turqve. E megjithatë këto mbivendosje s’janë gjë tjetër veçse një tregues se popujtë kanë ndarë mes tyre ashtu si traditat kultrore e historike edhe ato në kulinari.

Baba ganoush

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 40 minuta

Vështirësia e ulët

Për 10 persona

Përbërësit

3 patëllxhanë mesatarë, 1 lugë gjelle tahini, 2 kokrra hudhra të plota,  4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 limona, specës djegës dhe kumini nëse e dëshironi pikante, kripë & piper sipas nevojës.

Përgatitja

1.       Ndani patëllxhanët në gjysma. Me majën e një thike mbi tulin e patëllxhanëve krijoni prerje në formë rrjete.

2.       Spërkatini me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe piqini në furrë në 180 gradë për 35 -40 minuta, derisa të zbuten.

3.       Në përfundim të pjekjes nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen. Me ndihmën e një luge veçoni nga lëkura tulin e patëllxhanëve.

4.       Pastroni hudhrat nga lëvozhga dhe hidhini në një mikser së bashku me tahinin, 2 lugë gjelle vaj ulliri (kuminin dhe specin djegës nëse do ta përdorni)  si dhe tulin e patëllxhanëve të pastruar nga lëkura.

5.       Shtrydhni lëngun e dy limonave dhe shtojani salcës së përgatitur në  mikser.

6.       Lezetojeni me kripë dhe piper sipas nevojës.

Po ndodh...