
Bavette, linguine, trenette konkurentet e spagettit

Bavettet bëjnë pjesë në familjen e pastave. Ato njihen edhe me emrin linguine ose trenette. Shumë prej përdoruesve të tyre në kuzhinë i ngatërrojnë me spagett-it për shkak të ngjashmërisë. Në fakt bavette-t janë me formë të sheshtë konvekse dhe të gjata. Pjata ideale e pastave që gatuhet me bavette është ajo me fruta deti.
Bavette me fruta deti
Koha e përgatitjes: 40 minuta
Koha e gatimit: 8 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
300 gr bavette, 400 gr midhje të zeza, 400 gr vongole, 4 copë barbunë të vegjël, 4 copë skampi, 4 karkaleca të mëdhenj, 150 gr domate qershi, 150 ml verë e bardhë, 1 thelpi hudhër, 1 tufë majdanoz, 1 tufë borzilok, 1 degë rigon i freskët, 80 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë & piper sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Nxehni vajin e ullirit në tigan së bashku me hudhrën, majdanozin dhe borzilokun e copëtuar imët me duar si dhe rigonin.
2. Shtoni midhjet, vongolet e pastruara dhe shpëlara mirë. Mbulojini me kapak dhe lërini derisa molusqet të hapen.
3. Kur të hapen hiqini molusqet nga tigani, hiquni guackat ¾ të tyre dhe vendosini në një tas.
4. Në të njëjtin tigan, tiganisni barbuët e pastruar , qëruar dhe filetuar, skampit dhe karkalecat e qëruar dhe zhveshur nga lëvozhga si dhe domatet qershi të prera në katër pjesë.
5. Tiganisini të gjitha për disa minuta dhe shtojini salcës midhjet dhe vongolet e gatuara më parë.
6. Rregullojini me kripë e piper sipas dëshirës. Salca e gatuar nuk duhet të lënë të avullojë, por duhet të ketë trajtë të lëngshme.
7. Zieni në ujë të bollshëm të vluar me kripë bavette-t dhe kullojini kur të jenë “al dente”.
8. Hidhini në tiganin me salcë dhe fruta deti dhe jepuni një valë së bashku.
9. Shërbejini menjëherë.
Origjina e pjatës
Bavette-t janë përdorur tradicionalisht në Gjenovë si dhe në të gjithë Ligurian. Salcat më karakteristike që i shoqërojnë janë “pesto alla Genovese” dhe salcat me peshk dhe perime. Falë formës së tyre bavette-t mund të mbajnë më shumë salcë sesa spaghetti-t dhe për rrjedhojë janë edhe më të shijshme.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128