Byrek me qumësht dhe vezë
5 Dhjetor 2024, 08:23 / RECETA ALFA
Përbërësit:
1 pako petë të pjekura
1 litër qumësht
100 gr gjalpë
100 ml vaj
5-6 kokrra vezë
1 lç sodë sipas dëshirës
Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë vajin dhe gjalpin e shkrirë dhe i trazojmë së bashku. Shtojmë qumështin, kripën, arrën moskat dhe pak sodë buke. Lyejmë me yndyrë tavën ose tepsinë dhe vendosim në të një petë të thatë si bazë.
Petët e tjera i lagim mirë me qumështin me vezë dhe i shtrojmë mbi petën e thatë. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e petëve, nëse na tepron pak qumësht e hedhim sipër. E vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128