De Bruyne e nis me vrull: Me Conten trajner do të fitoj trofeun e 25-të

Kevin De Bruyne i jep përparësi punës së palodhur mbi ëndrrat. Vetëm kështu ai është i bindur se do të arrijë objektivat.
Me 24 trofe të fituar në karrierë, nuk mund të thuhet se metoda e tij nuk është e suksesshme.
I lirë pas përfundimit të aventurës së gjatë dhe të suksesshme me Manchester Cityn, veterani belg ka zgjedhur Napolin për të vazhduar të triumfojë.
Një sfidë e re dhe magjepsëse, në të cilën është zhytur plotësisht.
I intervistuar ekskluzivisht nga “Corriere dello Sport”, De Bruyne zbulon arsyet që e çuan ta zgjedhë Napolin, objektivat që synon të arrijë dhe rrëfen gjithashtu ndryshimet midis metodave të Antonio Contes e ish-trajnerit të tij Pep Guardiola.
De Bruyne e nis intervistën duke shpjeguar pse zgjodhi Napolin: “Sinqerisht kisha edhe opsione të tjera, por pasi bisedova me gruan dhe fëmijët e mi, mendova se kjo ishte zgjedhja më e mirë.
I vlerësova të gjithë faktorët, punën dhe jetën, karrierën dhe të ardhmen. Për më tepër, është kampioni i Italisë, një ekip i jashtëzakonshëm.
Pasi e kam përballuar në Champions League e di çfarë ndjesie është të luash me këtë klub. Njoh tifozët, pasionin e tyre dhe mbështetjen. Napoli më dha ndjesinë më të mirë”.
De Bruyne foli edhe për metodën e stërvitjes së Antonio Contes: “Cili muskul më dhëmb më shumë? Të gjithë! (qesh) Është e vështirë dhe shumë ndryshe nga ajo që isha mësuar në Angli, por ndjehem mirë.
Po i përballoj të gjitha stërvitjet dhe jam shumë i lumtur me atë që po bëjmë. Kjo lloj stërvitjeje më bën mirë, është një gjë e mirë”.
Belgu analizon ndryshimet mes dy trajnerëve të mëdhenj: “Janë dy mënyra të ndryshme loje. Ndoshta Pep është më i përqendruar te kontrolli i topit dhe zotërimi, ndërsa Conte është më i strukturuar dhe e vë shumë theksin te mentaliteti.
Pep punon më shumë në bazë zonash. Mes të dyve shoh disa dallime, por çdo trajner ka parimet dhe karakteristikat e veta”.
Me 24 tituj në karrierë, De Bruyne nuk ka ndërmend të ndalet: “Nëse do të mund ta zgjidhja trofeun e 25-të personal? Me shumë mundësi, titullin e Serie A, po.
Sidoqoftë nuk më pëlqen të zgjedh, do të marr gjithçka që mund të fitoj. Nuk kam luajtur kurrë në Itali, kështu që kampionati do të ishte një objektiv i bukur. Do të ishte shumë ‘cool’.
Janë shumë gara, shpresojmë të shkojmë sa më lart në të gjitha, por gjithçka varet nga shumë faktorë: kundërshtarët, dëmtimet dhe të tjera. Fundi i sezonit përcaktohet nga ajo që ndodh gjatë tij”.
De Bruyne flet me vlerësim për grupin: “Napoli është i fortë, ka shumë cilësi. Sezonin e kaluar fitoi kampionatin, por këtë vit do të nisë një sfidë e re dhe ta fitojmë sërish do të jetë e vështirë.
Gjithsesi, mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kam ardhur për këtë, sepse besoj në këtë skuadër.
Napoli ka një strukturë të mirë dhe trajner të sprovuar. Janë baza të shkëlqyera”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
