Disa pjata nuk ikin kurrë nga menuja familjare

22 Qershor 2022, 07:12 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Disa pjata nuk ikin kurrë nga menuja familjare

Mendoni disa nga pjatat që nuk mungojnë kurrë në tryezat tona. Një prej tyre është edhe receta e sotme “Mish me patate”. Është një pjatë që vështirë se i gjen autorësi apo një popull të veçantë që e ka pjatë tradicionale. Madje dhe teknika e gatimit është pothuajse e njëjtë. Të vetmet që mund të ndryshojnë sipas brumit dhe ngjyrës janë patatet që kanë pafundësi variacionesh. E njëjta gjë mund të thuhet për mishin që nëse nuk e dëshironi të kuq mund ta zëvendësoni me mish të bardhë

Mish viçi me patate

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 45 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

800 gr mish viçi, 4 patate, 1 karrotë, 1 qepë, 2 domate mesatare, 100 ml verë e bardhë, 50 gr gjalpë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 60 gr miell, kripë & piper.

Përgatitja

Hidhni në tenxhere gjalpin dhe 2 lugë vaj ulliri.

Shtoni qepët e grira imët dhe pasi të jenë zbutur disi hidhni mishin e kaluar lehtë në miell,të prerë në racione mesatare në formë kubiku.

Jepini një kavërdisje të lehtë. Kur të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë shuajeni në verë të bardhë.

Lëreni të avullojë vera plotësisht dhe shtoni domatet e pastruara nga lëkura dhe të copëtuara. Rregullojeni me kripë e piper dhe lëreni salcën të reduktojë lëngun e tepërt.

Të fundit shtoni patstet e prera në copa të mëdha ( kubike ose feta).

Mbulojini me pak ujë  dhe gatuajini pa kapak në tempetaturë mesatare për 45-60 minuta.

Shërbejini të ngrohta.

Këshilla e shefit

Mishi i viçit me patate është një pjatë që përdoret në çdo stinë dhe pëlqehet nga të gjitha moshat.

Po ndodh...