Fundjavë me petulla

1 Tetor 2022, 07:18 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Fundjavë me petulla

Fundjava është koha më ideale për gatimin e petullave. Gjithë familja është në shtëpi dhe s’ka më bukur sesa kur petullat mbushi shtëpinë me aromën e tyre. Mjaltë, reçel, proshutë, djathë, shoqërimi i tyre është për çdo shije

Petulla tigani

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e ardhjes së brumit: 1 orë

Koha e gatimit: 10-15 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

300 gr miell, 1 gotë qumësht, 1 lugë gjelle maja, 1 lugë çaji kripë, ½ filxhan çaji vaj për skuqje, ujë sipas nevojës

Përgatitja

1.       Ngrohni fillimisht qumështin.

2.       Në një tas të thellë hidhni miellin, majanë dhe kripën. Përziejini mirë.

3.       Shtoni tek mielli qumështin e vakur. Përziejeni me një rrahëse teli. Masa del në formën e brumit të trashë.

4.       Shtoni ujin nga pak, derisa brumi të jetë elastik dhe të shkëputet nga luga. Kjo masë lihet të vijë 30 – 60 minuta, në varësi të temperaturës së ambientit.

5.       Në një tigan të thellë hidhnin vajin vegjetal. Temperatura e skuqjes së vajit duhet të jetë mesatare.

6.       Kur të ketë arritur temperaturën e duhur, hidhni brumin në tigan, duke përdorur si masë një lugë gjelle.

7.       Skuqini mirë nga të dyja anët. Shërbejini me produkte të ëmbla dhe të kripura.

 

Po ndodh...