Gjellë me bishtaja, speca e domate

Gatim me fasule të njoma, speca dhe domate
Përbërësit:
500 gr fasule të njoma (jeshile)
150 gr sallam ose proshutë
2 qepë mesatare
3-4 speca jeshilë dhe të kuq
3-4 domate
1 lugë çaji sheqer
1 filxhan çaji oriz (opsional)
Vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qepët i grijmë hollë dhe i skuqim në vaj ulliri. Shtojmë specin jeshil dhe të kuq të prerë në shirita të hollë. Shtojmë domatet e prera në kubikë, pak sheqer, dhe i lëmë të zbuten pak. Hedhim fasulet e njoma të pastruara dhe të prera në copa 3-4 cm, sikurse dhe copat e prera të sallamit apo të proshutës. Shtojmë kripë e piper sipas shijes. Hedhim orizin nëse dëshirojmë dhe e përziejmë lehtë. Shtojmë ujë sa për të mbuluar masën dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të ziejnë fasulet e njoma dhe orizi.
Receta nga Zonja Albana/ReportTV
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

