
Kek me gështenja

Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 30 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
200 gr miell gështenje, 140 ml ujë, 55 gr rrush i thatë, 15 gr stika pishe, 1 lugë gjelle vaj ulliri, një e kapur kripë.
Përgatitja
1. Vendosni rrushin e thatë në ujë të nxehtë për 15 minuta dhe më pas kullojeni dhe shtrydheni për të larguar ujin.
2. Në një tas të thellë hidhni miellin e gështenjave dhe një kapur kripë (me mollzat e gishtrinjve).
3. Hidhni sasinë e ujit pandërprerje dhe trazojeni me tel kuzhine, derisa të përftoni një masë të butë gjysmë të lëngshme.
4. Lyeni formën e kekut me vaj ulliri dhe hidhni aty masën e përgatitur të kekut.
5. Mbulojeni me rrush të thatë dhe stika pishe dhe spërkateni me pjesën e mbetur të vajit të ullirit.
6. Piqeni në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë C për rreth 30 minuta.
Këshilla e shefit
ü Kësaj recete mund t’i shtohen përbërës të tjerë si fara finoku, lëkura portokalli dhe rozmarinë.
ide

Saliu dhe Monika s’mund të hetojnë sa e korruptuar është Amerika!

Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të

"McGonigal", pse SPAK duhet ti hetojë bashkë Ramën dhe Berishën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128