Kunguj të mbushur me salcë beshamel

24 Shtator 2022, 07:10 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Kunguj të mbushur me salcë beshamel

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 45 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

4 kunguj mesatarë, 250 gr mis i grirë, 2 qepë mesatare, 2 filxhanë kafeje vaj ulliri, 3 domate mesatare, 1 tufë kopër, kripë & piper.

Për salcën beshamel: 3 lugë gjelle gjalpë, 3 lugë gjelle miell, 1 gotë uji qumësht, 2 vezë.

Përgatitja

1.       Lani kungujt. Ndajini në dy gjysma dhe hiquni pjesën e brendshme, duke krijuar shtratin për mbushjen.

2.       Ziejini kunguj fare pak për 5 minuta. Kullojini dhe vendosini në tavë.

3.       Në një tigan të thellë hidhni vajin e ullirit. Shtoni qepën e grirë imët. Kavërdiseni mirë.

4.       Kur qepa të jetë tretur, shtoni mishin e grirë. Lëreni mishin të avullojë lëngjet, derisa të ngelet në yndyrë. Shtoni domatet e copëtuara. Kur salca të jetë trashur, shtoni koprën, kripën dhe piperin.

5.       Me masën e mësipërme mbushni kungujtë.

6.       Përgatisni beshamelin. Hidhni gjalpin në tigan. Lëreni të shkrihet por jo të digjet.

7.      Hidhni miellin dhe kavërdiseni derisa të zverdhet. Shtoni ngadalë qumështin që salca të mos kokërrzohet.

8.       Hiqeni nga zjarri dhe për një cilësi më të lartë të beshamelit hidhni vetëm dy të verdhat, jo vezët e plota.

9.       Mbuloni kungujtë e mbushur me një shtresë të plotë beshameli.

Po ndodh...