Linguine me fruta deti
Përgatisni një pjatë të shijshme me aromën e frutave të detit, shume e thjeshte dhe per pak minuta.
Përbërësit
1/2 pako makarona linguini
1 tufë borzilok
3 thelpinj hudhër
1 spec djegës
50 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
100 gr djathë Pecorino
300 gr domate
100 gr për lloje të ndryshme fruta deti (karkaleca, kallamarë, midhje, sepie)
1 qepë e vogël.
Udhëzimet
Pastrojmë frutat e detit, presim sepjen dhe kallamarin në rripa, ndërsa karkalecat i pastrojmë nga lëvozhga, por duke ua ruajtur kokën.
Presim në kube domatet, specin djegës dhe qepën. Hudhrat e borzilokun i presim hollë
Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë, ndërsa në një tenxhere tjetër përgatisim salcën.
Në tenxheren e salcës hedhim vajin e ullirit, qepën e grirë dhe hudhrat. I skuqim për pak sekonda.
Shtojmë salcën e domates, borzilokun e grirë, frutat e detit të pastruara dhe të prera, specin djegës, kripën, piperin. E lëmë salcën të ziejë për 5-7 minuta.
Në këtë moment dhe linguinet janë gati. I kullojmë dhe ua shtojmë salcës.
Shtojmë në fund djathin Pecorino të grirë dhe vajin e ullirit.
-
Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2024
31 Mars, 08:26
Berisha i bindet Ramës, kthehet me bisht ndër shalë në Parlament
ide
Trump apo Harris, Europën e presin kohë të vështira
Fati i demokracisë në duart e gjykatave superiore të Shqipërisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128