Linguine me karkaleca deti dhe kunguj

Përbërësit:
400 gr linguine Ola
250 gr karkaleca
2 kunguj jeshil
10-15 kokrra domate qershi
1 gotë e vogël konjak
2-3 thelpi hudhër
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Kripë, piper
Spec djegës sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë për të zier pastën. Shtoni kripën vetëm kur uji të vlojë. Pasi uji të ketë zier, shtoni linguinet dhe lërini derisa të bëhen al dente, jo më shumë.
Ndërkohë pastroni kungujt, pritini përgjysmë për së gjati dhe pastaj në feta diagonale. Lërini mënjanë.
Në një tigan ngrohni pak vaj ulliri.
Kavërdisni shumë shpejt karkalecat, të pastruar dhe të çarë në shpinë. Sfumoni me pak konjak, lëreni të avullojë dhe transferojini në një pjatë. Në të njëjtin tigan shtoni hudhrën dhe lëreni të skuqet pak bashkë me kungujt. Shtoni pak spec djegës nëse dëshironi. Transferojini në pjatën ku janë karkalecat.
Në tigan shtoni një thelpi hudhër dhe lëreni të skuqet pak.
Hiqeni sapo të fillojë të skuqet dhe shtoni domatet e prera dysh. Lërini në tigan duke i përzier vashdimisht dhe duke shtuar pak ujë 1 ose 2 herë. Kur domatet të jenë gati shtoni karkalecat dhe kungujt. Trazojini mirë dhe më pas shtoni linguinet, përziejini derisa të lidhen mirë me salcën e pasur. Nëse shikoni se duken pak të thata, shtoni pak vaj ulliri të freskët dhe përziejeni derisa vaji të përthithet në mënyrë homogjene.
Receta nga Zonja Albana
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128