
Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike

Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike
Përbërësit:
2 patëllxhanë mesatarë
2 lugë vaj ulliri
1 tufë majdanoz
1 thelpi hudhër
Djathë i bardhë i thërrmuar
Kripë, bimë aromatike sipas dëshirës
Përgatitja:
Presim patëllxhanët në feta të holla rrethore. I vendosim në një tepsi me letër pjekjeje, i kriposim dhe i lyejmë lehtë me vaj ulliri. I vendosim të piqen në furrë në 200°C për rreth 20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. I lëmë të ftohen pak dhe më pas vendosim në mes të çdo fete pak majdanoz të freskët, pak hudhër nëse dëshirojmë dhe djathë të bardhë. I palosim si mini-taco ose i mbështjellim role. I rradhitim bukur në pjatë dhe i shërbejmë si meze të ftohtë.
Këshilla nga Albana: Mund t’i shtroni edhe me salcë kosi me hudhër për më shumë freski. Shkojnë shumë mirë me një gotë verë të bardhë të ftohtë.
Receta nga Zonja Albana/ReportTV

Askush nuk do t'i shpëtojë dot SPAK-ut!
ide

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128