Musaka me perime

4 Qershor 2024, 07:17 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Musaka me perime
Përbërësit:

1 fk vaj ulliri
2 qepë
4 thelpinj hudhër
500 gr mish i grirë
3 domate
2 patëllxhanë
2 kunguj
2 patate
1 majë luge sheqer
1 majë luge kanellë
Kripë, piper
Borzilok

Beshameli:

2 lgj gjalpë
2 lgj miell
4 gota qumësht
250 gr djathë i grirë
Kripë, arrë myshk

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë hudhrën dhe më pas mishin e grirë. Presim domatet në kubikë të qëruara nga lëkura. Shtojmë me domatet kanellën, kripën dhe piperin. I lemë të thithin lëngjet. Me thikë pastrojmë patëllxhanin nga lëkura një jo një po. I vendosim në ujë me kripë për 15 minuta, më pas i kullojmë, i presim në rondele dhe i skuqim.

Në po atë yndyrë skuqim pak kungujt dhe patatet. Shtrojmë shtresën me patëllxhanë, më pas kungujt dhe kimën dhe ne fund patatet me kimë. Beshamelin e realizojmë në një tenxhere ku kaurdisim gjalpin me miellin.

I shuajmë me qumësht dhe më pas rregullojmë shijen me kripë, arrë myshk dhe djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius dhe e servirim pasi tava të jetë ftohur dhe mpiksur mirë.

 

Po ndodh...