Nëse je fans i picës, provo picën Keto

19 Gusht 2022, 07:44 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Nëse je fans i picës, provo picën Keto

Pica ngelet ndër produktet e brumit më të pëlqyera që zor se i thua dot jo. Por ka një zgjidhje që pica të përfshihet në dietën tuaj ushqimore. Ajo është pica Keto, pjesë e menusë ushqimore të një prej dietave më të famshme në botë: dieta Keto. Provojeni dhe rezultati nuk do t’ju zhgënjej.

Pica keto

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e pjekjes: 25 minuta

Vështirësia e ulët

Për dy persona

Përbërësit për bazën e picës

4 vezë, 170 gr djathë mozzarella i grirë

Përbërësit për mbushjen

3 lugë gjelle salcë domateje, 1 lugë çaji rigon, 170 gr djathë provolone i grirë,45 gr sallam pikant, 60 ml vaj ulliri, ullinj (nëse dëshironi).

Përgatitja

1.       Përgatisni fillimisht bazën e picës. Hidhni 4 vezët e plota në një tas të thellë. Shtoni djathin e grirë mozzarella. Përziejini mirë me njëri tjetrin përbërësit, derisa të merrni një masë homogjene.

2.       Ngrohni furrën në 200°C. Me ndihmën e një spatule shpërndani përzierjen mbi një letër kuzhine me të cilën keni veshur një tavë rrumbullake me diametër 20 cm.

3.       Piqeni në furrë për 15 minuta, derisa baza e picës të marrë ngjyrë të artë. Lëreni të ftohet pak duke e nxjerrë nga furra.

4.       Mbi bazën hapni me ndihmën e një luge salcën e domates. Hidhini sipër rigon,djathë të grirë provolone, sallamin pikant të prerë në rrathë, ullinj. Spërkateni me vaj ulliri.

5.       Futeni përsëri në furrë për 5-10 minuta të tjera në temperaturën 225°C. Kur djathi të shkrihet dhe perimet të marrin ngjyrë të argjentë, pica është gati.

6.       Shërbejeni me gjethe sallate jeshile.

 



 

 

Po ndodh...

ide