Një ëmbëlsirë bananeje ose Banoffee

29 Korrik 2022, 07:36 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Një ëmbëlsirë bananeje ose Banoffee

Kur të lexoni titullin e recetës, nëse nuk keni dëgjuar më parë për Banoffe-n, me siguri do të gugëlloni dhe përgjigjia është e thjeshtë: Bananas, toffe, cream. Kjo ëmbëlsirë ka një shtresë biskotash dhe mbushret me krem e banane. Pak a shumë i ngjan një cheesecake.

Banoffee Cheesecake

Koha e përgatitjes:40 minuta

Koha e gatimit: 60 minuta

Koha e qëndrimit në frigorifer: 16 orë

Për 12 racione

Përbërësit

¾ filxhanë çaji krem ëmbëlsirash, 1  filxhanë çaji gjalpë pa kripë, 200 gr sheqer kaf ,1 lugë çaji ekstrat vanilje, 200 gr biskota, 200 gr sheqer pluhur, 500 gr krem djathi, 4 vezë, 3 banane, 1/3 filxhan çaji niseshte, ½ lugë kafeje kripë.

Përgatitja

Ngrohni kremin e qumështit në mikrovalë për një minutë. Lëreni mëmjanë.

Shkrini gjalpin, duke hequr 3 lugë nga sasia e përgjithshme. Shtoni pak kripë,  sheqerin kaf. Përziejini mirë derisa të shkrihen të gjithë përbërësit për 3-5 minuta.

Hiqeni nga zjarri dhe shtojeni te kremi i qumështit që duhet të jetë i vakët.

I shtoni përzierjes ½ lugë çaji ekstrat vanilje dhe rikthejeni në sobë në temperaturë mesatare.

Gatimi duhet të zgjasë edhe 5 minuta derisa shurupi të trashet. Hidheni salcën e karamelit në një enë qelqi dhe lëreni në frigorifer derisa ta përdorni. Ruhet për një javë.

Në një mikser hidhni biskotat dhe bluajini imët. Shtoni tek përzierja ¼ e sheqer pluhurit si dhe 3 lugët e mbetura të gjalpit. Mbani shtypur mikserin sa të merrni një masë homogjene.

Hidheni këtë masë në një tavë me dismetër 24 cm. Piqeni në furrë në 170 gradë për 10 minuta. Më pas hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

Në një tas hidhni 500 gr filadelfia, ¾ e sheqerit pluhur të mbetur dhe pak kripë. Rrihini mirë sa të merrni një masë konsistente.

Shtoni vezët një edhe nga një në intervale prej 1 minute derisa të përthithen nga kremi.

Bananet bëjini pure dhe shtojini së bashku me ½ e lugës së çajit tek kremi i djathit. Përzijini me rrahëse elekrike për 1 mi utë.

Në fund shtoni niseshten dhe përziejini për 30 sekonda të tjera derisa niseshtja të njëjtësohet me kremin.

Hidheni masën mbi shtresën e biskotave.

Piqeni në furrë për 1 orë në 180 gradë, derisa cheesecake të marr ngjyrë të lehtë.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht. Pasi të jetë ftohur pas 3-4 orë, vendoseni në frigorifer për 12 orë.

Dekorojeni cheesecake me fruta të thata dhe krem karameleje.

Këshilla e shefit: Për pjekjen e cheesecake përdorni banjomari.

Po ndodh...