Një omletë pa vezë

3 Tetor 2022, 07:59 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Një omletë pa vezë

Frico është omleta me djathë Montasio dhe patate. Një mëngjes i shëndetshëm që përdor copat e mbetura të djathit dhe patatet e ziera.  Nëse nuk keni djathë Montasio mos u bëni merak. Zëvendësojeni me djathë lope të napës, pasi djathi Montasio prodhohet nga qumështi i paskremuar i lopës dhe varietet “fresco” e ka periudhën e stazhionimit 60 ditë deri në 5 muaj.

Omëletë me patate dhe djathë

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

200 gr djathë Montasio, 300 gr patate, 20 gr gjalpë, kripë dhe piper

 

Përgatitja

1.       Lani patatet, ziejini pa ju hequr lëkurën, duke mos i lënë të zbuten shumë.

2.       Pasi të ftohen, qërojini lëkurën dhe grijini me një rende metalike me vrima.

3.       Grini gjithashtu djathin Montasio.

4.       Shkrini gjalpin në një tigan, tiganisni patatet e grira dhe shtojuni një të kapur kripe.

5.       Kur patatet të treten në gjalpë, shtoni djathin. Përziejini përbërësit dhe jepuni trajtën e omeletës.

6.      Tiganiseni nga 5 minuta nga çdo anë. Shërbejeni të ngrohtë.

Po ndodh...