Omëletë me erëza

22 Nëntor 2022, 07:32 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Omëletë me erëza

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

4 vezë, 1 tufë me qepë të njoma (2-3 copë), 1 tufë majdanoz, 1 tufë nenexhik, 50 gr miell, 50 ml qumësht, 1 lugë e gjysmë vaj ulliri, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja

1. Pastroni, lani dhe thani mirë erëzat dhe më pas grijini (jo shumë të holla).

2. Në një tas të thellë porcelani rrihni vezët me qumështin, miellin, shtoni erëzat dhe në fund kripën dhe piperin.

3. Ngrohni një tigan që nuk ngjit në temperaturë mesatare, lyejeni me pak vaj ulliri dhe hidhni një garuzhde nga përbërja.

4. Lëreni derisa të formojë flluska në sipërfaqe dhe nga poshtë të ketë marrë ngjyrë të artë dhe të shkëputet kollaj nga fundi i tiganit.

5. Kthejeni në anën tjetër dhe lëreni 1-2 minuta derisa të skuqet.

6. Kalojeni omëletën në pjatë dhe mbulojeni me një letër kuzhine.

7. Procedurën përsëriteni edhe për tri racionet e tjera.

Këshilla e shefit:  Nëse nuk keni një spatulë silikoni për të kthyer omëletën përdorni një pjatë.

Vendosni pjatën buzë më buzë me tiganin dhe kthejeni omëletën me një lëvizje të vetme.

Pastaj rrëshqiteni në tigan po me një lëvizje të vetme.

Po ndodh...