Paella spanjolle - Oriz me fruta deti dhe perime

19 Qershor 2026, 10:29 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Paella spanjolle - Oriz me fruta deti dhe perime

Përbërësit:

1 litër lëng pule
½ lugë çaji shafran
¼ lugë çaji kripë
3 lugë gjelle vaj ulliri
½ qepë e verdhë
½ spec i kuq
3 thelpinj hudhër
600 gr oriz
400 gr domate të grira
150 gr bizele
450 gr karkaleca të pastruar
450 gr midhje
¼ gotë majdanoz i grirë

Përgatitja:

Ngrohni lëngun e pulës dhe shtoni shafranin. Lëreni të qëndrojë 10 minuta. Në një tigan të madh ngrohni vajin e ullirit. Kaurdisni qepën dhe specin për 4-5 minuta. Shtoni hudhrën, lëreni 2 minuta. Më pas shtoni orizin dhe përziejeni për 1 minutë. Hidhni domatet dhe lëngun me shafran. Shtoni kripën dhe lëreni orizin të gatuhet në zjarr mesatar pa e përzier shumë për rreth 15 minuta. Më pas shtoni bizelet, karkalecat, midhjet. Vazhdoni gatimin edhe 10-15 minuta derisa orizi të thithë lëngun dhe frutat e detit të hapen. Hiqeni nga zjarri, mbulojeni me letër alumini për 5 minuta. Në fund spërkateni me majdanoz të freskët dhe shërbejeni menjëherë.

Receta nga znj.Albana

Po ndodh...

ide