Pasta me patate në furrë

23 Nëntor 2022, 07:28 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Pasta me patate në furrë

Koha e përgatitjes: 40 minuta

Koha e gatimit: 10-15 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

200 gr makarona penne, 200 gr patate, 200 gr domate të freskëta, 150 gr sallam i thatë (krudo), 80 gr djathë kaçkavall, 200 gr speca jeshil, 1 qepë, disa gjethe borzilok (8-10), 3 lugë e gjysmë vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja

1. Lani domatet, hiquni lëkurën dhe farat dhe pritini në kubikë të vegjël.

2. Grini imët qepën dhe copëtoni gjethet e borzilokut me dorë

3. Pastroni specat nga farat dhe pritini si domatet në kubikë.

4. Hidhni vaj ulliri në një tigan dhe tiganisni qepët me domatet për disa minuta. Shtoni specat dhe borzilokun dhe rregullojini me kripë dhe piper dhe lërini të gatuhen së bashku për disa minuta.

5. Zieni makaronat në ujë të vluar me kripë dhe në të njëjtën tenxhere hidhni edhe patatet e qëruara dhe të prera në feta rrumbullake të holla, duke i lënë “al dente”.

6. Prisni sallamin krudo dhe djathin kaçkavall në feta të holla.

7. Shtroni në tavë një letër furre dhe mbi të një shtresë patatesh. Mbulojini me salcën e përgatitur me domate dhe speca.

8. Mbi salcën vendosni fetat e sallamit dhe djathit.

9. Mbulojini me një shtresë makaronash. Vazhdoni një shtresë patate një shtresë makarona deria të mbaroni mbushjen.

10. Shtresa e fundit duhet të jetë salcë, djathë dhe sallam.

11. Piqeni në furrë të parangrohur në 180 gradë C për 15 minuta derisa në sipërfaqe të krijohet një kore e fortë me ngjyrë të artë.

Po ndodh...