Portokalopita, ëmbëlsirë greke

18 Janar 2025, 08:20 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Portokalopita, ëmbëlsirë greke

Përbërësit:

200 ml vaj ulliri ose vaj luledielli

200 ml lëng portokalli të freskët

Lëkura e grirë imët e 2 portokajve

Presim petët në copa të vogla (me dorë ose gërshërë kuzhine) dhe i lëmë të thahen për 1-2 orë, derisa të bëhen pak më të brishta. Ndërkohë përgatisim sherbetin. Në një tenxhere përziejmë ujin me sheqerin, shkopin e kanellës dhe lëkurën e portokallit. E lëmë të ziejë për 5-7 minuta derisa të trashet pak.

E heqim dhe e lëmë të ftohet. Nisim me përgatitjen e ëmbëlsirës duke rrahur në një tas të madh vezët me sheqerin derisa të bëhen të shkumëzuara. Shtojmë kosin, vajin, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit.

Bëjmë një përzierje të mirë duke shtuar sodën e bukës dhe pluhurin e pjekjes. Në fund shtojmë petët e thata dhe i përziejmë butësisht derisa të përthithen mirë. Vendosim masën në një tavë të lyer me pak vaj dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 40-45 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.

Sapo ëmbëlsira të dalë nga furra, i hedhim shurupin e ftohtë duke e shpërndarë gradualisht. E lëmë të pushojë për 2-3 orë që të përthithë plotësisht shurupin.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128