Qofte  e madhe me peshk ton

24 Nëntor 2022, 07:22 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Qofte  e madhe me peshk ton

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

400 gr ton i konservuar në vaj, 2 vezë, kripë, 2/3 e një luge gjelle vaj ulliri, 1 tufë majdanoz, 4 lugë djathë i grirë Parmigiano Reggiano, 4 lugë galetë, lëkura e grirë e një limoni.

Përgatitja

1. Kulloni peshkun ton nga vaji dhe copëtojeni me ndihmën e një piruni.

2. Rrihni vezët, shtoni tonin, majdanozin e copëtuar, djathin e grirë Parmigiano, galetën dhe lëkurën e limonit.

3. Rregullojeni me kripë dhe piper sipas dëshirës. Përziejini të gjitha mirë dhe krijoni një brum homogjenë.

4. Brumin mbështilleni me letër furre që e keni lyer me vaj ulliri paraprakisht. Lidheni me spango kuzhine.

5. Vendosni në zjarr të fortë një tenxhere me ujë të vluar dhe kur të arrijë pikën e vlimit zhysni brumin e mbështjellë.

6. Lëreni të gatuhet për 20 minuta. Kullojeni, hiqni letrën dhe lëreni të ftohet.

7. Pasi të jetë ftohur priteni në feta.

Këshilla e shefit

ü Kjo pjatë mund të shoqërohet me salcë jeshile me majdanoz dhe vaj ulliri dhe limon si dhe sallatra të ndryshme.

Po ndodh...