Qofte me sardele

13 Shkurt 2024, 07:11 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Qofte me sardele

2 kuti sardele

1 qepë të grirë

Lëkurën e një limoni

Kripë/Rigon

1 vezë

4-5 lugë galetë

Vaj ulliri për pjekjen

Për salcën:

2 lugë majonezë

1 lugë salcë kosi

1 lugë uthull

Pak kripë

Piper të zi

Përgatitja
Në një tas do të shtojmë sardelet duke ua hequr vajin e tepërt, qepën, erëzat, galetën dhe vezën. I ngjeshim me dorë dhe formojmë brumin. Qofteve mund t’u japim formën e topthave, i vendosim në tavë, u shtojmë vaj ulliri sipër dhe i pjekim me 220 gradë për 20-25 minuta.
Për salcën trazojmë bashkë gjithë përbërësit dhe e shërbejmë me qoftet.

Po ndodh...

ide