Qofte orizi me djathë Scamorza

2 Tetor 2022, 08:05 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Qofte orizi me djathë Scamorza

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

250 gr oriz, 100 gr djathë Scamorza i tymosur, 100 gr miell, 200 gr bukë e grirë, 100 gr bajame të grira, 3 vezë, 30 gr gjalpë, 40 gr djathë i grirë Parmigiano Reggiano, 1,5 l lëng mishi, vaj ulliri për skuqje

Përgatitja

1.       Zieni orizin në lëngun e mishit të vluar dhe kullojeni kur të jetë akoma “al dente”.

2.       Lëreni të ftohet dhe shtoni tek orizi, një vezë dhe  djathin e grirë Parmigiano.

3.       Formoni nga kjo masë qofte orizi sa një top ping-pongu. Në mes të secilës qofte vendosni një copë djathi Scamorza.

4.       Përgatisnni tri pjata: me miell, vezë të rrahur dhe bukë të grirë të përzier me bajame të thërmuara.

5.       Kaloni qoftet tek mielli, vezët dhe në fund tek buka e grirë me bajame.

6.       Skuqini qoftet në vaj të bollshëm të vluar, nxirrini nga vaji me një lugë me vrima dhe lërini ta thithin vajin në një letër kuzhine.

 

Po ndodh...