Receta e ditës, Tavë kosi Elbasani
Përbërësit:
4-5 racione mish
2 lgj gjalpë
2-3 vezë
5 gota kos
2 lgj miell
1 lgj oriz
1-2 gota ujë
Lëng mishi
Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Ndajmë mishin në racione, e vendosim në tepsi, hedhim përsipër pak gjalpë dhe e vendosim në furrë. Herë pas here i hedhim nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet, e heqim nga furra. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet, shtojmë lëngun e mishit të pjekur holluar me ujë, e përziejmë dhe e lëmë të vlojë derisa të krijohet një salcë e trashë. E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet dhe pastaj shtojmë kosin, vezët, kripën dhe e përziejmë mirë. Në tavë hedhim pak oriz gjysmë të zier, radhisim thelat e mishit, sipër hedhim masën e përgatitur, pak gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë. Nëse tavën e kosit e gatuajmë me mish dashi e vendosim të ziejë më parë për 10-15 minuta.
-
Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 11 prill
11 Prill, 07:14 -
Horoskopi për ditën e sotme, 11 prill 2024
11 Prill, 07:09
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128