Receta e të dielës mbrëma/ Gjyveç me makarona dhe mish pule

Përbërësit:
1 pulë mesatare
2-3 lgj vaj ulliri
2 qepë të thata
4 lgj salcë domate
2 lgj gjalpë të shkrirë
500 gr makarona të vogla
2 litra ujë
Gjethe dafine
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit. Shtojmë qepët e grira bashkë me racionet e mishit të pulës. I kaurdisim derisa qepët të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë salcën e domates, vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas hedhim ujin.
Rregullojmë shijen me kripë, piper, gjethe dafine dhe e lemë mishin të zjejë mirë. Më pas shtojmë gjalpin dhe makaronat e vogla, i kaurdisim për disa minuta. E kalojmë gatimin nga tenxherja në tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius.
E lëmë të piqet për 15-20 minuta derisa makaronat të kenë përthithur gjithë lëngun e mishit. Pasi kemi fikur furrën, tavën e lëmë në nxehtësinë e furrës edhe për 15 minuta dhe më pas e shërbejmë.
Receta nga Zonja Albana, emisioni "Rreze Dielli"
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
