Salcë me domate të varietit qershi

28 Shtator 2022, 07:26 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Salcë me domate të varietit qershi

Stina e domateve është në fund të saj. Por shumica e gatimeve e kanë përbërës shumë të rëndësishëm salcën e domateve. Prandaj receta e sotme e Alfës është përgatitja në shtëpi e salcës së domateve. Atë mund ta konservoni për një kohë të gjatë dhe ushqimet të kenë shijen e domates së freskët.

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 2 orë

Përbërësit

1 kg domate të varietit qershi, 150 gr qepë, 100 gr karrota, 70 gr selino, 50 gr spec i kuq, 2 thelpinj të plotë hudhër, 1 tufë majdanoz, 1 tufë borzilok, 2 lugë gjelle vaj ulliri, spec djegës, kripë dhe piper sipas nevojës.

Përgatitja

1.       Qëroni domatet, hiquni farat dhr ndajini në katër pjesë.

2.       Grini qepët, karrotat, specat, hudhrën dhe tiganisini me vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë.

3.       Shtoni majdanozin, borzilokun. Vazhdoni gatimin dhe pas 2 minutash shtoni domatet e copëtuara. Rregullojeni salcën me kripë dhe piper.

4.      Lërini të gatuhen në zjarr të ulët për rreth 2 orë duke i përzier vazhdimisht . Në përfundim të gatimit rregullojeni me spec të kuq djegës nëse dëshironi.

Këshilla e shefit

Ø  Enët ku do të ruhet salca duhet të sterilizohen në furrë në temperaturë 100 gradë C.

 

Po ndodh...