Salçiçe, qepë dhe speca: pjata klasike italo amerikane

31 Korrik 2022, 09:21 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Salçiçe, qepë dhe speca: pjata klasike italo amerikane

Kombinimi i tre përbërësve salçiçe, qepë e speca është në menynë e të gjitha ushqimeve të shpejta të rrugës. Por ku kombinim mund të kthehet në një drekë të shijshme nëse e gatuani në kushtet e shtëpisë. Sekreti i recetës qëndron tek përdorimi salçiçeve italiane artizanale.

Tavë me salçiçe dhe perime

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 40 minuta

Vështirësia mesatare

Për 4 persona

Përbërësit

4 salçiçe artizanale (rreth 150 gr secila), 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 spec i verdhë, 1 spec i kuq,1 spec jeshil, 4 thelpinj hudhër,  1 qepë e verdhë, 200 gr domate, rigon, ½ gotë verë, ½ lugë çaji spec djegës, kripë & piper sipas dëshirës.

Përgatitja

Hidhni në një tigan të thellë vajin e ullirit.  Sapo vaji të nxehet pak, shtoni salçiçet. Lërini të tiganisen mirë nga të gjitha anët. Nëse salçiçet fillojnë të çahen ulni temperaturën.

Largoni salçiçet nga tigani dhe shtoni aty qepën e prera në fije të holla dhe specat gjithashtu të prera zhulien (fije -fije).

Lërini të zbuten mirë dhe afër fundit të kohës së tyre të gatimit shtoni thelpinjtë e hudhrës. Rregullojini me kripë dhe piper.

Prisni derisa perimet të jenë në vaj ( pa ujë) dhe ju hidhni verën e kuqe. Vera duhet të avullojë plotësisht dhe perimet të deglazohen.

Shtoni domatet e prera në kubikë, specin e kuq djegës, rigonin dhe të fundit salçiçet. Mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë në temperaturë të ulët për 20 minuta.

Këshilla e shefit

Deglazimi me verë është një zgjedhje personale.

Pjata është një shoqëruese ideale e pastave ose e polentës.

 

Po ndodh...