
Sallatë me qitro të kuqe, spinaq dhe arra

20 Dhjetor 2022, 07:55 / RECETA ALFA
ALFA PRESS
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
2 qitro të kuqe, 16 arra, 200 gr spinaq gjethe vogël, 3 lugë e gjysmë vaj ulliri, kripë dhe piper
Përgatitja
1. Qëroni njërën nga qitrot dhe ndajeni në feta.
2. Qitron tjetër shtrydheni dhe hidheni lëngun në një tas, ku do të shtoni vaj ulliri dhe pak kripë për të krijuar një salcë të hollë.
3. Lani spinaqin dhe thajeni me kujdes. Vendoseni spinaqin në një tas sallate.
4. Hidhini salcën mbi spinaqin. Qëroni arrat dhe vendosini mbi gjethet e spinaqit.
5. Të fundit shtoni fetat e qitros dhe para se ta shërbeni bluajini pak piper të zi.
ide

Saliu dhe Monika s’mund të hetojnë sa e korruptuar është Amerika!
Nga Kreshnik Spahiu

Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të
Nga Klodian Tomorri

"McGonigal", pse SPAK duhet ti hetojë bashkë Ramën dhe Berishën!
Nga Roland Bejko
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128